Në vitin që vije shpresohet që spitali Rajonal i Prizrenit të pajiset me Rezonancën Magnetike

Qytetarët e Kosovës deri tani janë drejtuar vetëm në QKUK për të bërë Rezonancën Magnetike .Për ta shkurtuar kohën e pritjes padyshim shumë do ta ndihmonte nëse në spitalin rajonal të Prizrenit,do të kishte një rezonancë magnetike, për të cilën drejtoresha Narqize Arënliu Hoxhaj, mendon se brenda vitit 2023  do të pajisen edhe spitali rajonal i Prizrenit.

“Deri tani veç qendra klinike universitare ka pas rezonancë magnetike, tash së shpejti është furnizuar edhe spitali i Pejës edhe pse ka vetëm dy radiolog ne kemi 8 radiolog që janë të specializuar dhe janë të aftë të punojnë edhe me rezonancën magnetike”, ka thënë Arta Zhuri Dula, Shefe e repartit të radiologjisë në Spitalin e Prizrenit.

Në spitalin rajonal të Prizrenit, shërbime shëndetësore marrin edhe qytetarët nga  veriu i Shqipërisë, përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve e kjo po ndihmon shumë të gjithë banorët e veriut të Shqipërisë e do te ndihmonte  edhe gjithë Rajonin/www,qendrapress,com/