Nënë e djalë nga Rahoveci vdesin nga COVID-19
Betejën me COVID-19 e kanë humbur edhe dy persona nga Rahoveci, nënë e djalë. Lajmin e ka bërë publik kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Ahmeti. E nderuara familje Ahmeti, me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj, Avniut dhe zonjës Zehra. Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi për ndarjen nga jeta të familjarëve tuaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta! Bashkë ndjejmë me ju! Ngushëllime!”, shkruan Latifi. /