Nënën shqiptare, legjendën, që mbetet gjithmonë e gjallë në memorien e çdo shqiptari-Shkuan:Skender Morina,prof.

                  Nënën shqiptare, legjendën, që mbetet gjithmonë e gjallë në memorien e çdo shqiptari që mendon shqip , Nënën Pashke, që përfaqëson vuajtjen dhe sakrificën e kombit shqiptar për lirinë e Kosovës kësaj pjese të Shqipërisë nuk duhet kurrsesi t’a përdorim si mollë sherri për të na ndarë si komb pavarësisht besimeve fetare, sepse kështu e djegim shpirtin e saj atdhetar e sakrifikues për çlirimin shekullor të kësaj pjese të Shqipërisë nga okupatori serb.

Të ndarë e të përçarë na do shteti gjenocidial i Serbisë ndërsa të bashkuar na do shpirti i bardhë i Nënës shqiptare Pashke!

Vetëm të bashkuar i bëjmë shërbesën shpirtit të Nënës Pashke!/www.qendrapress.com/