Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi ;organizuam takim informues për gratë e Komunës së Prizrenit.
Nënkryetari i komunës së Prizrenit,Kujtim Gashi njofton përmes një shkrimi në faqen e tij te Fb ,për organizuam takim informues për gratë e Komunës së Prizrenit.Ai me këtë rast shkruan:
‘’ Sot, organizuam takim informues për gratë e Komunës së Prizrenit, lidhur me lansimin e Thirrjes së Skemës së Granteve “Grande për Gratë në Biznes”, iniciativë kjo e financuar nga Engagement Global, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim-BMZ, e cila është duke u implementuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik-PREDA Plus Kosova në partneritet me Entrepreneur Kosovë dhe me mbështetjen e ASB, Këln, Gjermani.
Në emër të komunës së Prizrenit dhe kryetarit Totaj, u zotova për gatishmëri të plotë për bashkëpunim, në mënyrë që gratë e komunës sonë të përfitojnë nga këto grande që tu mundësohet pavarësi ekonomike dhe zhvillim profesional. ‘’shkruan Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi/qendrapress.com/