Nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, promovon gastronominë e Prizrenit në Berlin të Gjermanisë

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, së bashku me ekipin nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, të udhëhequr nga drejtori Ramadan Tarashaj, zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të gastronomisë nga Prizreni, po marrin pjesë në Festivalin Global Shqiptar të Gastronomisë që po mbahet në Berlin, Gjermani.

Në kuadër të festivalit, nënkryetari Gashi prezantoi produktet e gastronomisë së Prizrenit, duke theksuar rëndësinë e këtij eventi unik për promovimin e recetave dhe produkteve kombëtare si pjesë e trashëgimisë kulturore. Gjatë këtij paneli, ai nënvizoi se ky aktivitet ofron mundësi për biznese shqiptare që të krijojnë drejtime të reja në sektorin e gastronomisë.“Në këtë aktivitet, gastronomët dhe prodhuesit tanë po krijojnë ura të reja bashkëpunimi me biznese ndërkombëtare, duke shfrytëzuar potencialin e diasporës shqiptare dhe fuqinë e produkteve vendore,” tha Gashi.