Nënkryetari Tahiri viziton minatorët e shtrirë në Spitalin e Mitrovicës: “Është e dhimbshme t’i shohësh këta burra në gjendje kaq të rëndë”

Minatorët e Trepçës sot janë në ditën e katërt të grevës, ku disave prej tyre raportohet se iu është përkeqësuar ndjeshëm gjendja shëndetësore. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, katër prej minatorëve kanë mbetur pa vetëdije dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore të premten.Minatorët që po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës i ka vizituar nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili ka thënë se është e e dhimbshme t’i shohësh këta burra në gjendje kaq të rëndë, transmeton Veriu.infoSot kam vizituar pesë minatorët e shtrirë në Spitalin e Mitrovicës, të cilëve iu përkeqësua gjendja gjatë grevës.Është e dhimbshme t’i shohësh këta burra në gjendje kaq të rëndë, pasi jemi mësuar t’i shohim vetëm si luanë të nëntokës.Minatorët kanë nevojë për përkrahje nga shteti, pasi gjendja e tyre po rëndohet në çdo minutë që po kalon.