Nëntë mujori i Qeverisë, Kurti: Nuk heqim dorë nga ndryshimi që kemi filluar

0

                   Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se po përfundon një vit sfidues për të gjithë, ndërsa theksoi se qeveria nuk heqë dorë nga suksesi dhe ndryshimi që ka filluar.Kurti në një postim në Facebook tregon punën gjatë kësaj periudhe të qeverisjes, ndërsa shkruan se nuk do ta harrojnë qëllimin e rrugëtimit që kanë filluar nga 14 shkurti, për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më të barabartë.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

Në 9 mujorin e marrjes së detyrës, dje, mbajtëm mbledhjen e 50-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e parafundit për vitin 2021.Po përfundon një vit sfidues për të gjithë ne. Pandemia ka rënduar mbi supet e secilit prej nesh. E derisa mbyllim këtë vit me shumë arritje në shumë sektorë, kujtojmë që për shumë qytetarë të cilët me dekada janë harruar nga politika, jeta mbetet ende e vështirë. Prandaj edhe nuk harrojmë dot arsyen se përse ne jemi këtu.Nuk harrojmë dot qëllimin e rrugëtimit që kemi filluar nga 14 shkurti për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë e më të barabartë.Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike globale, do të bëjmë gjithë çka mundemi e krejt çka dimë të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj.Ndamë 4.500.000€ mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, për pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë.Për të mundësuar operimet pa pengesa, miratuam kërkesën e KOSTT-it për kthimin e dividendës për këtë vit nga ana e Qeverisë, në mënyrë që të ketë likuditetin e nevojshëm.Ndamë 3.000.000€ mbështetje për shëndetësinë, për të mbuluar obligimet në kuadër të fondit për trajtim jashtë institucioneve publike.Mbështetje shtesë për arsimin, me 4.110.000€ të ndara për mbulimin e obligimeve për librat në shkollat fillore dhe 86.243€, për pagesën e obligimeve për zhvillimin e mësimit online në kohë pandemie.Për ringjalljen e fshatit përmes bujqësisë dhe agro-turizmit, ndamë 2.500.000€, miratuam Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028, si dhe Strategjinë për Zhvillimin e Miratuam dhe proceduam për në Kuvend tetë projektligje.Për mbrojtjen e shëndetit publik, miratuam Strategjinë shtetërore për parandalim, menaxhim dhe kontrollim të pandemisë COVID-19, dhe projekt-rregulloren për Emergjencat dhe Monitorimin Radiologjik.Kursimet janë në shumë prej 19.060.303€ dhe e njëjta vlerë është ndarë për të siguruar pagesën e pensioneve për muajin dhjetor, si dhe shlyerjen e obligimeve financiare të trashëguara nëpër organizata buxhetore të ndryshme.Një vit i ri e një dekadë e re shtrihet para nesh. Le të shtyjmë vetën përpara duke u bërë shembull për fëmijët tanë. Qeveria që kemi zgjedhur nuk heq dorë nga suksesi. Unë nuk heq dorë nga ndryshimi të cilin e kemi filluar.E ardhmja jonë është e ndritshme e rrugëtimi ynë është i përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *