Nëntë persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

0

Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se përveç viktimave janë regjistruar edhe 704 raste të reja me Coronavirus nga gjithsej një mijë e 651 testime të kryera.

“Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168”, thuhet në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste”, përfundon njoftimi I IKSHPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *