Nëntë vjet nga vdekja e Adnan Abrashit
Janë bërë nëntë vjet nga vdekja e publicistit, Adnan Abrashi.Kolegët, nëntë vjet pas ndarjes fizike, e vlerësojnë lartë figurën e Abrashit.Gazetari Demir Reshiti thotë se Abrashi ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zëkundër dukurive negative në shoqërinë tonë.“Sot u bënë nëntë vjet pa mikun tim të respektuar Adnan Abrashi. Adnani iku papritmas në amshim më 3 nëntor 2013 duke na e lënë gjithmonë të freskët kujtimin për të.
Ndihem me fat që isha mik, koleg dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë. Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë. E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren. Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bëjnë që të mos e harrojmë kurrë!”, shkruan Reshiti nw Facebook.