Nëse Amerika kërkon nga Kosova dhe Shqipëria ti strehojmë-Shkruan; Sadik Halitjaha ish zv. Kom i ZOP-it

0

                    Afganet  lojal e Bashkpuntor të  Amerikës -NATO-s! Për te i shpëtuar nga asgjësimi fizik i Talibanve!  E drejt apo e Obligueshme?!  Kjo kategori njerëzish kanë qen te privilegjuar ma gjatë se 20 vite!  Këta kanë qen të ndihmuar me te gjitha mënyrat nga Amerika, me dollar ,Armë në luftim, krijim te kushteve të shtetit,ndërtimin e mbrojtjes e te ruajtjes së pushtetit!

Të gjitha ju a’beri Amerika për ta bër nji shtet te zhvilluar me norma demokratike,civilizuese!

Për ti nxjerr nga mes jeta dhe te krahasohen me shtetet e botes përparimtare!

njëzet vite mbështetje për të i mbajtur ne këmbë me te gjitha privilegjet e garantuara,miliarda dollar shpenzime për ta!

A e meritojnë ma tepër dhe ç’ka ju ka borxh Amerika këtyre parazite te privilegjuar me dekada?!  Ne radhë te parë edhe kta kanë vrarë e keq trajtuar Taliban!  Shtrohet pyetja pasi që e kanë pasur gjithë ketë Aleancë me veti,  dhe supozojmë se ma drejt kanë menduar me qeveris popullin Afgan?  Atëherë pse nuk arritën për 20 vite ta qeverisin si duhet,që ta kenë popullin me vete!  Jam i bindur se këta fare s’kanë qen te mirë për popullin e vet e as për Amerikën, mashtrues jan!  Deri sa populli plot 20 vite përkrahu Talibanet njerëzit e shpellave te bjeshkëve Tora Bora e te shkretirave!  Ç’ka po i ofrojnë Talibanet popullit fukara te Afganistanit,që ju shkojnë mbrapa dhe i përkrah, ne ,ë rrugën ma te zorshme dhe shumë te vështir!

Me siguri Kauza e Talibanve asht lirija e Atdheut! Ket aspiratë e patën edhe në luftën kundër pushtimit Rus, dhe ja dolën!

Lind pyetja cila ishte kauza e pushtetarëve deri te tanishme ne Afganistan gjatë 20 viteve te fundit?! Amerika nuk ju ka borxh sagje pikërisht këtyre ish-pushtetarëve!

Prandaj përkujdesja e ma tutjeshme për këta te dështuarit, vetëm në nji pik mund te pajtohem!

Kta kan familje dhe femi dhe Talibanet nuk i kursejn i masakrojnë dhe i ç’farosin!  Ju hakmerren,ne një mënyrë sikur qe ju kanë ba edhe kta atyre dikur!  Veq se tani hakmarrje e tmerrshme mund te ndodh!

Për çështje humane e njerëzore duhet të shpëtohen te gjallë! Kërkesa që mund te i bahet Shqipërisë dhe Kosovës per te i strehuar përkohësisht deri sa i marrin ne Amerik apo diku tjetër!

Si kërkesë duhet te pranohet dhe zbatohet, se pse kjo del si obligim me normat dhe marrëveshjet e Aleancës!  Pastaj karshi Amerikës kemi shumë borxhe dhe kjo duhet te mirëpritet që na jepet mundësia të ja kthejmë pak borxh!  Pastaj fondi ndërkombëtar për

azil -kërkuesit si pas ligjit të vitit 1952 miratuar në konventën e Parisit! Për refugjatet.

Ju mbulohen shpenzimet shteteve qe i strehojnë,dhe jo ma pak se sa hargjojn këto shtete!

Ne se mund te thojmë a rrezikohen Kosova dhe Shqipëria nga Afganistani i Talibanve? Nuk e besoj fare,sepse ata kanë punë tjera brenda shtetit te tyre për 50 vitet e ardhshme!

Pas kësaj kohe, do te kuptohet si gjest human i Shqipërisë dhe i Kosoves!

Nuk ban të i krahasojmë as nuk kan krahasim, kta me Jahudit dhe strehimi i ture!

Ata ishin viktima dhe ju kanosej qfarosja!

Ne bazë te traditës na kanë -ra në dorë- (Me nore) e kem bë ne bazë tradite marrur neper shtrepit tona private!

Me kta merret Shteti! Kta janë pjesë e të njëjtit popull Avgan!

Këta ishin te privilegjuar dhe shtyps me pushtet te plot 20 vjeqar, tani jan te dështuarit dhe gjyhnaqaret! Si do qoftë ne duhet ta kryem detyrën dhe obligimin ndaj Aleatit ton Amerikës, duhet plotsuar kërkesën pa hezitim!  karshi tē te ardhurve duhet te sillemi si aleatet e tyre!

Kêtu në Kosovë e Shqipëri memzi presin të kan kësi tema banalistat, portalet e mediat që te qajnë qime për se gjati!

Edhe pse e din mirë se kështu duhet vepruar ne kto rrethana e kushte!Rreshtimi në Alancen

Euro-Atllantike ka qen i vullnetshëm, por obligimet dalin nga normat dhe rregullat e brendshme të saj!

Gjë që ne duhet me përkushtim ta zbatojmë kërkesën, për ta ruajtur besnikërinë duke u treguar te gatshëm te sakrifikojmë e rrezikoj me aleatet së bashku!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *