“Nëse t’gjej kam me t’vra me dy fëmijët”, rast i frikshëm në një familje në Shtime, gruaja e denoncon burrin
Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të dielën në rrugën “Skenderbeu” në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.Sinjali mëson se një 29-vjeçare ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, të cilin e ka akuzuar për dhunë të vazhdueshme psikike dhe fizike. Në deklaratën e saj ajo ka shprehur shqetësimin për telashet që po ia shkakton burri dhe kërcënimet me vrasje.Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari e ka kanosur seriozisht bashkëshorten duke i kërkuar të largohet nga shtëpia ose përndryshe thënë se “kam me t’vra ty e dy fëmijët”. Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, para se të ndodhë diçka më e keqe. Pas marrjes së informatës, njësitë policore janë vënë në veprim dhe kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.