Nëse vijnë do ushtarë para qeverisë ata nuk thojnë puna mbarë.
Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që mos ta dëshirojë përballje me UÇK-në.Ai ka folur në Pressing të T7 rreth mos përfshirjes së veteranëve në ligjin për Pagën Minimale.Demaliaj vazhdimisht ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj veteranëve. Madje, thotë se nëse vijnë mobilizohen ushtarët nuk shkojnë për t’i thënë puna e mbarë.
“Nëse dojnë me pa UÇK dhe me u ballafaqu atëherë lutem që këta nuk duhet me u ballafaqu këta me UÇK-në si e mendojnë dhunë, sepse 15 persona i kam pa në atë protestë që me një telefon i thirrin 20 komandantë brigadës ata me 50-60 batalionesh, ushtarë që janë stabil, atëherë kur vijnë ata nuk vijnë për me i tha puna e mbarë”, ka thënë ai.