Nesër fillon fushata zgjedhore për balotazh, zgjat pesë ditë

0

Zyrtarisht nesër (e hënë) fillon fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor në Kosovë.Bazuar në Ligjin për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës, për garën e balotazhit kandidatët dhe subjektet politike kanë të drejtë të mbajnë fushatë për 5 ditë radhazi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“KQZ-ja ka vendosur për kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, ishte vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga mbledhjet e saj.Ndryshe, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtur me 17 tetor 2021, partitë politike dhe kandidatët kanë mbajtur fushatë 30 ditë.Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për zgjedhjet e 17 tetorit, 21 komuna kanë shkuar në balotazh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *