Nesër ndërpritet qarkullimi në rrugën “Remzi Ademaj” të Prizrenit
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 8 qershor 2024 (e shtunë), do të ndalohet qarkullimi me vetura në urën e rrugës “Remzi Ademaj”, përballë objektit të Administratës së Komunës së Prizrenit, te parkingu i Komunës.
“Ky ndalim bëhet për shkak të fillimit të ndërtimit të tualetit publik në këtë lokacion”.
“Kjo masë e përkohshme synon të lehtësojë punën e ndërtimit”, njofton Komuna e Prizrenit.