Nesër nis vaksinimi në Kukës i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, 250 prej tyre do të imunizohen

0

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se është arritur marrëveshja për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës në Kukës.Tutje ata njoftuan se nesër, më 20.03.2021, do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.“Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe janë dakorduar për qështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës. Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon Kryeministrin Rama,stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani për angazhimin e pashoq”, thuhet në njoftimin e Federatës.Në Kukës është duke u përgatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës.Kujtojmë se Kosova është ndër vendet e pakta në botë që ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës anti-Covid.Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se Kosova është në negociata me KE-në, SHBA-në, Japoninë e Izraelin për të siguruar vaksinën antiCOVID.Zemaj thotë se Kosova se sasia e vaksinave e destinuar për Kosovën do të jetë në prodhim gjatë muajit mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *