Nesër, përkujtohet atdhetari i paepur i Kosovës Ramë Bllaca, me rastin e 87 vjetorit të vrasjes së tij.
Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga Trojet e veta me seli në Prishtinë, nesër më rastin e 87 Vjetorit të vrasjes së njeriu të madh të Kosovës Ramë Bllaca. Nesër, organizohet takim përkujtimor, për të rikujtuar atdhetarin e paepur të lirisë së Kosovës, burrin atdhetar, që i tha jo shpërnguljes së shqiptareve në shkretëtirat e Anadollit. Ai mbetet figura më emblematike e kohës së tij , por edhe vetë historisë së Kosovës . Ai mbeti rreze dielli për të vazhduar patriotizmin shqiptar në këto troje, edhe pse në atë kohë historia dhe fqinjët gjakatarë si Serbia, kishin shtrirë gjembat në popull, për të shpërngulur nga këtu. Por, ai u flijua që mos të shuhen vatrat shqiptare në këto vise
Sipas shënimeve ekzistuese Ramë Bllaca u vra me tradhti, më 27 korrik të vitit 1937, nga dy shqiptar të shitur e tradhtar, në hyrje të fshatit të tij. Ai vërtetë flijoi jetën, për trojet tona etnike, por edhe ato i ‘u përmbajtën me besnikëri të plotë porosisë së tij të shenjtë atdhetare, të lënë amanet nga pozita e heroit duke mbetur vërtetë përjetësisht shqiptare, ndërsa Kosova pikërisht 87 vite pas rënies së Ramë Bllacës,e rikujton burrërinë dhe gjakun e këtij atdhetari
Natën kur ai po kthehej nga Beogradi, pasi që para syve të kryeministrit të mbretërisë jugosllave, kishte grisur e bërë copë-copë vendimin e qeverisë serbe, me të cilin parashihej shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova dhe dëbimi i tyre në Turqi, dy shqipfolës, të shitur e tradhtar, të paguar nga Serbia, i kishin zënë pritën Ramë Bllacës në njërën nga para-lagjet e fshatit të vet, në vendin e quajtur “Mëhalla e cubave”, ku do ta vrisnin heroin kombëtar tradhtisht. Vrasja e këtij burri, ishte një humbje e madhe për të gjithë kombin e veçanërisht për trojet shqiptare nën pushtimin sllav. Rama ishte edhe i ati i patriotit të mirënjohur Qazim Bllaca (1915-2005, po ashtu intelektual dhe atdhetar i shquar, i cili eci hapave të atit dhe gjithë jetën ia kushtoi çështjes së shenjtë kombëtare, për të cilat, kaloi më se 30 vite burg e internime të gjata nën sistemet komuniste në Kosovë dhe Shqipëri.
Heroi Ramë Bllaca, ishte një kolos i vërtetë, atdhetar i mirënjohur e trim besnik dhe deputet i vendosur kombëtar i cili gjithë veprimtarinë e vet patriotike ia kushtoi mbrojtjes së vendit dhe asgjësimit të planeve serbe për spastrimin etnik të Kosovës. Vepra e këtij kolosi edhe sot, do të ishte shembull të merrej se si duhet një atdhetar të duan atdheun tij. Atij rapsodët i kanë kushtuar dhjetëra këngë kreshnike se jeta e atij burri ishte një vepër madhore e kohës ./ëëë.QendraPress.com/