Nesër përkujtohet dëshmori Adnan Krasniqi

0

    Nesër  me rastin e 22-Vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Adnan Krasniqi, në logun e betejave  të luftës në Monoplc të Shtimjes, bashkëluftëtarë familjarë e miq dhe të tjerë nesër  nderojnë  pavdekësinë e dëshmorit Adnan Krasniqi. Adnani,ishte dhe do të mbetet njëri ndër  dëshmorët  tani Heroi të kombit  që pos rinisë së tij dhe jetës,ai atdheut diti t’ia falë  edhe guximin e një  trimi që edhepse ndër më të rinjët e luftës . Ai bie në altarin e lirisë  kur mbushte vetëm 18 pranvera,ishte shembulli më i  mirë që nga ZOP, ku me komandantin e  brigadës 125,Nehat Basha, ku shkuan  në ndihmë bashluftëtarëve të tij në Zonën e Nerodimes  dhe I kontribuan  betjes së Monpolcit. Jehu I këngës së  Adnanit dhe qiftelia e tij  ishin bërë  më shumë se  himni kombëtar për luftëtarët e lirisë, kurse ishte bërë më shumë se pushkë e top, për paramilitarë e militarë serbë, që  padrejtësisht  vrisnin e prisnin shqiptarë. Kënga e bukur e trimit  ishte ajo këngë e bukur që djemtë e lirisë i ngriste dhe I mbushte plot me atdhetarizëm, Adnani,që në vegjëli ishte brumosir me atdhedashuri, duke  mos matur moshën e tij , duke lënë  librat e shkollës  dhe  fletorën   plot me pesa shkoi në  fronte ,sepse atje e thëriste  pavdekësia. Ate nesër  e kujtpnë me pietet të  gjthë ata që  e njohën dhe  nuk harruan të thonë se ai do të mbetet  shembulli se gjaku I rinisë  kosovare ishte ai që vulosi të ardhmen e kësaj toke  dhe e  dekoroi me  lirinë e sotme.Me këët rast  neserfillojnë me   homazhe në  varrezat e  dëshmoërve në  Landovicë  ku vihen  kurora lulesh, derisa u  më  vonë bëhet edhe  vizitë në  vendin e  rënies në Monopolc, /qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *