Nga 20 gushti s’ka më dasma, Qeveria ndalon të gjitha ahengjet

0

                                 Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se masat kufizuese kanë për qëllim kontrollin dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.Në bazë të vendimit, që hyn në fuqi prej datës 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, gastronomia do të punojë deri në orën 22:30 eventualisht 23:00.Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se në kuadër të masave të reja janë ndaluar edhe mbajtja e ahengjeve e dasmave.“Dje menjëherë pas konferencës për media që kemi pasur në MSH, kam qenë prapë në kontakt me grupet e interesit dhe ekspertët nga IKSHPK e brenda MSH-së, ku kemi ardhur në përfundim se edhe disa aktivitete tjera për shkak të projeksioneve për ngritjen e të infektuarve, të ndalohen. Ndër të tjera  ahengjet e dasmat”, ka thënë Vitia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *