Nga 70 kamerat ekzistuese në hapësirat publike të Prizrenit vetëm tri janë aktive pohon drejtori Dakaj
Prizreni si njëri nga qytete më të mëdha të Kosovës, sipas drejtorit ët drejtorisë së emergjencave në Prizren Faruk Dakaj nga 70 kamera sa ka në hapësirat publike ët këtij qyteti vetëm tri janë aktive, Ai pastaj tregonte kur kanë ardhë në qeveri në vitin 2018 nuk kishte asnjë planifikim buxhetor për kamera, mirëpo në vitin 2019 ne kemi ndarë buxhet dhe mund të themi se pas shpalljes së tenderit të parë ka pasur mangësi në dokumentacione nga kompanitë konkurruese andaj kemi shpallur tani konkursin ri dhe besojmë se do të arrijmë që ato ti funksionalizojmë.
Përderisa ai tregonte pastaj do të formohet edhe një komision profesional për të pasur mundësi qe edhe 70 të tjera të vendosjen dhe funksionalizohen në Prizren, vër ta pasur siguri më të madhe ky qytet.
Ai pohonte nga takimet që i kanë me policinë ka mësuar se kamerat e lokaleve në Prizren e ndihmojnë shumë policinë dhe sigurinë në përgjithësi, por ai shpreson se së shpejti do të ketë në të gjitha hapësirat publike edhe kamera vëzhguese që do tët jenë për sigurinë e qytetarëve.