Nga aksioni i madh   I Prokurorisë së Prizrenit 39 persona nën pranga pohon kryeprokurori  Petrit Kryeziu

             Kryprokurori I Prokurorisë  themelore  në  Priyren Petrit Krzeziu e ku ishte edhe drejtori i krimeve ekonomike Fatmir Karoliti, sot, kanë  organzuar  konferencë  për media   me rastin e  aksionit të madh  ku  u tha se ishin të  përfshirë 400  pjesëtarë të policisë së  Kosovës  si  dhe një mumër  prokurorësh  për të vu  nën pranga  39 perona ,zrytarë  , të  dyshuar  për shkelje  dhe  keqpërdorime  të  tranasaksioneve  të shumta në  vlerë mbi 1 milion euro nga  BKS. Kryeprokurori Kryeziu më këtë rast tha se  pasi  që  kemi marrë konfirmim nga  Byroja e Kosovës së  Sigurimeve   dhe  kemi marrë  konfimim zyrtar  kemi  filluar këtë  aksionin ku nga  47 të  dyshuar  janë  ndalur dhe po merren në pyetje 39 prej këtyre. Kemi  konfiskuar  23 mijë  e 700 uror, stoli ati, orë  dore të shtrejta  dhe  vlera  e konfiskimeve kalon 1 milion euro tha ai. Po kështu kemi  pasur 166 transaksione ku më  i vogli ishte 6800 euro dhe me I larti 68 mijë  euro. Po kështu ka pasur edhe 141 trasnaksione të tjera, tha  kryeprokurori KryeziuKurse  Drejtori I krimeve  ekonomike  Fatmir Karaliti më këtë rast ka   dhënë  informacioen   për  vprimet e  pjesëtarëve të polici ë dhe  suksesin  që secili  prej tyre  ka qëne  në krye të  detyrave

 “Rast ku ne sot kemi marrë urdhëresat e gjykatës për bastisjen e shtëpive dhe lokacioneve të 47 personave, mes tyre edhe një person juridik. Mund të konfirmojmë që këtij aksioni i ka paraprirë edhe aplikimi i masave të veçanta hetimore. Fjala është për keqpërdorimet që janë bërë në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Cak i hetimeve është ish-drejtori ekzekutiv dhe ish-drejtori i financave të BKS-së, të cilët, duke keqpërdorur autorizimet që iu janë besuar nga BKS, iu kanë mundësuar personave të ndryshëm dhe vetvetes që të realizojnë transaksione, ku kanë arritur përfitime të mëdha për vete dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së. Po ashtu, kanë keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, ku ne deri në këtë fazë kemi vlerësuar se ato dokumente të dyshuara i kanë përdorur për përfitime personale dhe i kanë shkaktuar dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro”, tregoi Kryeziu.

Deri më tani kanë siguruar 166 transaksione.

“Deri në këtë fazë ne kemi arritur që të sigurojmë 166 transaksione të dyshimta. Në mesin e tyre 25 transaksione kanë të bëjnë me 12 persona, me të cilët kanë arritur ujdi fiktive jashtëgjyqësore, kinse si përfaqësues të personave që më herët kanë pasur aksidente në komunikacion dhe i kanë kompensuar  në vitin 2022 dhe 2023 përderisa personat tjerë kanë qenë të kompensuar në 2016 dhe 2017”, shpjegoi ai. . Kurse  sa I  përket atzre që  nuk janë  ndaluar  sot,  ata  gjenden jashtë  Kosove , por  edhe për ata  po punohet që së së shpjeti  të  gjenden para   drejtësisë. /QendraPress/