Nga “bëjeni” në “do të bëhet”, a po u soset amerikanëve durimi për Asociacionin?

Autor: Xhezair Dashi


                                                           Në më pak se tri javë kohë, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk ishte më thjesht një “kërkesë” amerikane. Ajo u kthye në zotim dhe pikëprerje për negociata të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë.“Të jini të sigurt se nuk do të ketë marrëveshje tjera pa e zgjidhur këtë”, tha në fillim të muajit dhjetor, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për televizionin serb “TV Insider”.Se “jo vetëm që Asociacioni duhet të bëhet” por se ajo decidivisht “do të bëhet”, tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar në një konferencë në “Atlantic Council”.Ndërkaq, të martën, pak para takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, emisari amerikan përsëri e artikuloi në të njëjtën formë.“Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës”, i tha ai Radios Evropa e Lirë.Por, siç tha ai, po qe se Qeveria e Kosovës nuk përfshihet në këtë proces, “ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, tha emisari amerikan.Escobar, kishte bërë të ditur se në kohën kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, kishin takuar sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, ata dy “ishin pajtuar” që bisedimet për Asociacionin duhet të nisnin.Megjithatë, Kurti, herë-herë, ndonëse ka dhënë indikacione se “do të ketë konsideratë për të”, i është shmangur kësaj teme.Me të dalë serbët nga institucionet, çështja e Asociacionit është bërë edhe më e theksuar. Rikthimin e tyre në institucione, ata e kanë kushtëzuar me formimin e këtij Asociacioni.“Tani, nëse nuk merremi me çështjen e Asociacionit për këta 70 mijë qytetarë që jetojnë në veri të Kosovës është sfidë e vërtetë. Ata janë në qendër të të gjithë tensionit, konfliktit e konfrontimit, kështu ne duhet të gjejmë modele dhe mënyra që do të ju hyjnë në punë atyre, ata janë shtetas të dyfishtë”, ishte shprehur Escobar.“Prandaj them se ata duhet ta shohin këtë, në mënyrë evropiane. Kështu që nëse ne nuk e zgjidhin këtë çështje ne do të jemi në një rreth të përhershëm krizash”.Krijimin e këtij Asociacioni, Escobar e ka quajtur “gjëja më e rëndësishme që ShBA-të dëshirojnë të shohin”. Madje, ai ka thënë, se kjo do të jetë edhe kontributi i tyre në këtë proces.“Unë u kam thënë njerëzve se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë këtë qeveri që ta zbatojë këtë. Nga pozicioni ynë, është një detyrim ndërkombëtar, ligjërisht i obligueshëm”.Emisari amerikan aludoi qartë në Albin Kurtin, se ai, si “një politikan i vetëm në një parti tëvetme” nuk mund t’i shmanget ose ikën këtij “obligimi”.“Tani, një politikan i vetëm në një parti të vetme politike nuk mund të largohet nga ky detyrim. Pra, ne do të punojmë për Asociacionin. Ky do të jetë kontributi ynë në procesin e dialogut”, tha ai.Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, javë më parë në një intervistë që është publikuar në gazetën online Reporteri.net, çështjen e Asociacionit e vendoste për urgjente.“Dhe tjetra është që me urgjencë të nisin negociatat për Asociacionin e cila është identifikuar nga komuniteti si dhe nga Beogradi, si një çështje e ndjeshme dhe e rëndësishme”, ka thënë Hovenier.

Për çfarë Asociacioni po flet ShBA

                        Assesi jo një “Republika Srpska” siç i druhet skena politike kosovare, është shprehur  binshëm ai.Përveç kësaj, ai thotë se një bashkësi e këtillë s’ka të bëjë me Serbinë, por me komunitetin serb të Kosovës.“Ne duhet të mendojmë se si ta përdorim atë për të krijuar besim në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritar. Kjo nuk ka të bëjë me Serbinë. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit minoritar, në kuadër tëstrukturës kushtetuese të Kosovës dhe plotësisht sipas ligjeve të Kosovës”.“Unë e shoh këtë si mundësi për t’i përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet grupeve, dhe jo si mundësi e një shteti tjetër që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës”, ka thënë Gabriel Escobar për Radion Evropa e Lirë.Christopher Hill, në anën tjetër, beson se “Kurti e ka kuptuar” që Asociacioni “duhet të jetë prioritet absolut i tij”.“Atij do t’i duhet të flasë me negociatorët në BE, dhe amerikanët dhe evropianët i kanë thënë atij se duhet ta zgjidhë çështjen e të drejtave kolektive të serbëbve. Të jeni të sigurtë se nuk do të ketë marrëveshje tjera pa e zgjidhur këtë”, ka thënë ai.Hill përsërit se edhe BE edhe ShBA “i kanë kërkuar Kurtit” që ta zgjidh çështjen e të drejtave kolektive të serbëve./Reporteri.net/