Nga e hëna dalin pagat prej 170 euro për qytetarët dhe bizneset

0

        Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi ku shihet se zyrtarët e Qeverisë janë duke i ekzekutuar 170 eurot për punëtorët, njofton Insajderi.

Edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se në Ministrinë të cilët e drejton ajo, po punohet pa orar për të nisur nga e hëna ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar.

“Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset. Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente”, ka thënë ajo, duke kërkuar falje për vonesat ndaj qytetarëve.

“Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti. Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitivë me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *