Nga e hëna fillon puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare, duke respektuar masat shëndetësore

0

Nga e hëna (19 prill) do të fillojë puna e sektorit të gastronomisë dhe qendrave tregtare duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Kështu u tha sot në takimin koordinues të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, Ministria e Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID – 19.Sipas një njoftimi për media nga MAPL-ja, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia theksoi se qëllimi  i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal, në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.Ai falënderoi kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave për punën dhe angazhimin e tyre për përballjen me situatën pandemike.Vitia më tej ka thënë se vendimet e Qeverisë së Kosovës merren bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, përkatësisht të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.Masat e ndërmarra përfundojnë më 18 prill 2021 dhe më 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme. Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është furnizimi me vaksina anti-COVID.Jemi në rrugë të mirë, që në muajt në vijim të gjithë të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare do të kenë mundësinë të vaksinohen. Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.Ndërkaq, Elbert Krasniqi në fund i falënderoi të gjithë kryetarët e komunave dhe theksoi se edhe MAPL është duke analizuar mundësinë që të mbështesë komunat, sidomos sektorin shëndetësor primar në nivelin lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *