Nga Kongresi dhe Inteligjenca Amerikane të hetohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të BE! –Shkruan;Hisen BERISHA, Deputet i Parlamentit të Kosovës.
Ju hezituat ta bëni komisionin me procedurë të shkurtë formale, dhe nga një kashtë ju dolën 26, thotë një proverbë e jona popullore. Sipas raportimeve, nga të korrat e grurit, ka pasur jo vetëm sipërfaqe më pak të mbjellura, por edhe rendiment më të ulët dhe për pasojë ka mungesë të artikullit elementar të shportës familjare bukës. Kjo si pasojë e politikave korruptive në grante e subvencione në farëra, plehra, karburant, etj. Kjo do hetim! Po t’ia shtojmë kësaj, abuzimet me blerjen e grurit mbi çmimin e bursës ndërkombëtare, atëherë situata bëhet tëjet shqetësuese. Kjo do hetim! Pra nëse çmimi i grurit në bursë, në kohën kur u ble gruri për rezervat shtetërore, ishte 286- 335 euro, qeveria e bleu me çmimin 484 euro, që do të thotë 150- 200 euro më shtrenjtë për ton. Nëse i kemi 10000 ton grurë të blerë, që janë 4.84 milion, diferencës në mes të çmimit të burses dhe atij me të cilin e ka blerë qeveria Kurti, është prej 150- 200 euro, do të thotë se vjedhja apo korrupcioni kap shifrën prej 1.5 – 2 milion euro. Kjo do hetim! Një situatë analoge, korrupconin e krimin e organizuar e kemi me vajin, ku krahas kabinetarëve e padrinove financiar e politik të Kryeministrit, është involvuar sekseri polak Tomasz Tokarski, të cilin llafolog në kuvend nga LVV, e papagaj të qeverisë nëpër studio televizive, zhurmues spekulantë që ngjajnë me personazhet e Gerge Orwell, u munduan ta mbulojnë me gjuhën e shifrave, se litra vajit u mor me 1.1 euro, pra atëkohë më lirë se litra vajit në Kosovë, që ishte 3.49 euro. Por, ky çmim i volitshëm ishte, sepse vaji nuk u soll kurr! Kështu që çfarë rëndësie kishte se me çfarë çmimi u kontraktua?! Kjo do hetim! Me një klik në ARBK- del biznesi i Polakut Tomasz Tokarksi në Kosovë i krijuar me 14/12/2021, me firmen e njejtë si në Poloni CANTO KOS (CANTO KOS L.L.C me kapital 1000 euro. Me adresë e cila nuk figuron në Prishtine Rruga Vicianum nr 31. Pra, del se Polaku dhe sekseret kabinetar, biznesin e kishin krijuar pikërisht për blerjen e vajit. Kjo do hetim! Po ashtu, duhet vëne në pah, gjithmonë sipas Agjencionit të Statistikave dhe Doganave të Kosovës, se edhe vendi i origjinës së mallit (Grurit) ishte mashtrim! Pra, origjina e mallit nuk është Turqia por Rusia. Kjo do hetim! Prandaj edhe dalja në skenë e rrjetit të krimit që e ka Kryeministrin Kurti si strumbullarin e tij, të lidhur me Ridvanin e tmerrshëm, i cili sipas raportimeve të mediave ishte bashkëpunëtor e partner në aktivitetet me shumë të botës së krimeve jo vetëm ekonomike por edhe të luftës, si Zhelko Razhnjatoviç – Arkan, ish edhe mik i zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e ka asistente vajzen e Ridvanit, sipas mediave. Tutje Ridvani po sipas mediave, është mik i agjenti rus Halit Sahitaj që u arrestua në Spanjë, ky u kap si rekrutues i dëshmitarëve të rrejshëm për Dhomat Sepciale kundër krerëve të UÇK- së. Kjo do hetim! Në vitet e opozitarizmit të Kurtit, këtij agjenti bashkë me Dejona Mihajlin, ju ishte ndaluar hyrja në Kosovë. Kurse tani këta persona i determinojnë politikat qeverisësë në Kosovë. Kjo do hetim! Pra, ky është rrjeti kriminal, që sot është i instaluar në pushtet në Kosovë dhe po vazhdon ta stërkeq Kosovën, duke e falimentuar në aspektin ekonomik, social, politik dhe duke e cenuar sigurinë nacionale, në koordinim me Beogradin përmes zonjës “zdravo”, e emrave tjerë që dolën në inçizime. Ky rrjet kriminal përzirje inteligjente e spijunazhit greko-ruso-serb në kabinetin e Kryeninistrit Kurti, qeveri, kuvend, diplomaci, mbështetë pretendimin për rritje patologjike të kësaj lëvizjeje debatikasish neokomunist, bërë publik që me 11 Tetor 2019, prej kur kjo strukturë me përforcon dyshimin e bazuar për kuislingitet me strukturat kriminale e kontrabanduese, si dhe financat e dyshimta që e sollën LVV dhe Kurtin në pushtet me 50.08% të votave të trupës elektorale, të cilat u përfolën nëpër media si para të abuzimit, korrupsionit e krimit të organizuar, që e kam theksuar në ketë foltore. Kjo do hetim! Zhvillimet politike në taborrin tjetër të selisë qeverisëse “bukë e zemer” me grurë e vaj Rusie, me agjent serb, aziat e rus, diplomat që dështuan vet dhe e deshtuan procesin politik në Kosovë e Bruksel, tani na kanë futur edhe në vorbullen e saksioneve që shumë shpejtë me trendin e politikbërjes Kurti & Co, pritet të konkretizohen. Kjo do hetim! Takimi i 14 Shtatorit 2023, e bëri të lexohet para botës, votuesve tuaj e me theks mërgatës, se ky është një mashtrues patologjik, që ka bërë marrëveshje të dëmshme për Kosovën, e pas dakordimeve në Bruksel, Ohër e Bratislavë, po zhvesheni nga fasada e retorikës mashtruese dhe po shfaqëni lakuriq aty ku ju kam paralajmëruar se po rreshqitni. Kjo do hetim! Qëndrimi i përfaqësuesit amerikan sot, por edhe vet DASH lidhur me procesin e dialogut, më shtyen të dyshoj se ka pasur sinkronizim të plotë në mes z. Kurti dhe lehtësuesit të BË, vendimeve që janë marr që nga Shtatori 2021 deri me 14 Shtator 2023, angazhimi i njësive policore atje dhe vendimet e dëmshme e të pa harmonizuara me aleatët, për ta dëmtuar shtetin e Kosovës, në procesin e dialogut, duke e hequr njohjen si kusht dhe duk mos e obliguar Serbin ta heq Kosovën nga kushteta saj, dhe vendosjen e “zajednicës” kusht primar. Kjo do hetim! Prandaj kërkoj që krahas komisionit për hetimin e hajnisë së parasë bublike dhe bukës se popullit, të diqukërkojmë hetim, me shkresë drejtuar SHBA, që Kongresi dhe Inteligjenca Amerikane të hetojnë procesin e dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të BE përkatësisht Lajçak, në dy dimensione: atë të cënimit të gjeostrategjisë amerikane për rajoni, pjesë e të cilës është edhe Kosova, referuar edhe deklarimit të paradokohësh të Ambasadorit të SHBA z. Howenier. E dyta: tradhtia ndaj Kosovës si shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht nga mbi 100 shtete, me theks SHBA, në kufijt ekzistues. Kjo duhet bërë, ngase po të nisemi nga edukata debatikase dhe këshillat që mund ti marr nga kabinetarët e vet të dyshimt, mund të yshtet nga e kaluara, kur Shqipëria atëherë me 1.5 milion banorë, e ndoqi Rusinë. E ky Kryeministër e kjo qeveri me këtë kurs politikbërje, e me 1.7 milion banorë rezident, mund ta ndjekin Amerikën!?/www.qendrapress.com/