Nga nesër, nuk mund të udhëtoni me autobus
Nga dita e nesërme nuk do të ketë transport të udhëtarëve urban dhe ndërurban në gjithë vendin për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.Në një njoftim që ka siguruar Reporteri, tregohet se në grevë do të futen të gjithë operatorët.“Arsyeja e grevës është Qeveria dhe Ministritë përkatëse nuk e kanë zbatuar marrëveshjen e nënshkruar më datën 28.01.2021 për subvencionimin e trasnportuesve”, thuhet në njoftim.