Nga Qeveria Kurti thonë se kanë siguruar kuorumin për zgjedhjen e presidentit
Zëvendëskryeministrja në Qeverinë Kurti 2, Emilija Rexhepi, ka konfirmuar se janë siguruar votat dhe kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.“Jemi në pritje të takimit të kryesisë (së kuvendit). Koha e seancës ende nuk dihet. Pritet të jetë pasdite”, tha Rexhepi për Radion Evropa e Lirë, transmeton Reporteri.net.Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri, merr vesh REL.Që të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, duhen nënshkrimet e të paktën 40 deputetëve. Më pas, kryesia e kuvendit mblidhet për të caktuar kohën e mbajtjes së kësaj seance.