Nga sot kufiri me Maqedoninë kalohet pa test PCR
Nga sot shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pa test PCR.
Maqedonia i ka hapur kufijtë në mesnatë. Reporteri. net ju sjell fotografi menjëherë pas fillimit të qarkullimit të lirë.
Vendimi i Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COVID-19, ka të bëjë edhe me hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kosovë.
Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ. “Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë