Ngjarje e rëndë: Mërgimtari nga Zvicra vjen për ta vizituar nënën, e gjen të vdekur në shtëpi

                        jë ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Buqan të Pejës, ku një grua u gjet pa shenja jete në shtëpi, nga djali i saj, raporton Gazeta Sinjali, I biri që erdhi nga Zvicra për ta vizituar nënën, që jetonte e vetme, e gjeti atë të shtrirë në tokë pa shenja jete, thonë burimet nga Emergjenca. Ky rast e tronditi mërgimtarin, i cili njoftoi Autoambulancën, me ç’rast një ekip i mjekëve konstatoi vdekjen e saj, ndërsa në vendin e ngjarjes doli edhe Policia. Me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet si “hetim i vdekjes”