Ngjarje e rëndë në Gjilan: Theret për vdekje një person, Policia arreston të dyshuarin i cili është mbuluar me gjakun e viktimës

0

Një rast i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në qytetin e Gjilanit, ku si pasojë e një përleshjeje me thika, ka mbetur i vdekur një person. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se personi i dyshuar për kryerjen e aktit, tashmë është vënë në pranga, shkruan Reporteri.net.“Sotme 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore. Policia e Kosovës e ka arresteuar një person i cili dyshohet të jet i involvuar në këtë rast të rëndë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kan qu në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë jan duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Hashani. Ende nuk dihen arsyet që kanë shtyrë në këtë përplasje mes të rinjëve, por forca të shumta policore janë në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *