Ngjarje e rëndë në Suharekë: Po ngiste traktorin, nga pakujdesia lëndon tre fëmijë

0

Në fshtin Semetisht të Suharekës të shtunën ka ndodhur një ngjarje e rëndë.Një person derisa po e ngiste një traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, lëndon tre fëmijë të cilët ishin duke luajtur në obrrin e shkollës. Fëmijët kanë pësuar lëndime trupore. Mirëpo sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. “Fsh. Semetisht, Suharekë 19.09.2020 – 18:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, në oborrin e shkollës nga pa kujdesia ka lënduar tre fëmijë meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *