NGJARJET AKTUALE NË VERI, A RREZIKOJNË TE KTHEJNË KOSOVËN NË REGRES –Shkruan:Lendira BERISHA

                 Situata e tensionuar, ditëve të fundit në pjesën veriore dhe largimi i serbëve nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës ka bërë që të ketë një vëmendje të shtuar vendore dhe ndërkombëtare. Sa shqetësuese kjo gjendje, nuk është hera e parë që Serbia, bënë provokime të llojeve te ndryshme, në veçanti kësaj radhe në momentin më kyç, kur BE-ja u dërgon të ashtuquajturin, draftin franko-gjerman, Kosovës dhe Serbisë, për një arritje të marrëveshjes finale në mes dy shtetesh. Pikërisht në këtë moment, serbët e shfrytëzojnë rastin, duke hequr dorë nga të gjitha institucionet, qëllimisht për të penguar Kosovën për ecje përpara, duke zbatuar urdhërat nga lart, si duket, kanë interes për të krijuar destabilizim, janë të prirur për të ndezur konflikte dhe luftëra, tani më, po dihet botërisht. Pse këto tensione? Si të shmanget ngritja e tensioneve? A rrezikohet Kosova në kthim mbrapa? Qeveria e Kosovës po e zbaton një marrëveshje të Brukselit, të arritur në mes dy palëve, marrëveshjen për targat, që nuk po respektohet nga pala serbe, dhe herë pas here po shtyhet afati kohor si pasojë e ngritjes së tensioneve. Shtrohet pyetja? Nëse Serbia nuk i’u jep asnjë të drejte shpitarëve që jetojnë atje, çfarë të drejte po kërkojnë serbët tek ne? Dikur çdo gjë e ka një fund, duke mos lëshuar pe pambarim, kjo ka nxitur pastaj në tërheqje të serbëve nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, e që do të hasim në jo funksionim të ligjit dhe rendit. Largimi i serbëve nga institucionet në veçanti i prokurorëve dhe gjyqtarëve, sigurisht që do të ketë pasoja sepse shumë raste gjyqësore do të shtyhen, dhe shumë tjera do të vjetërsohen. Çka të veprohet në interesin tonë? Duhet të respektohet kërkesa amerikane që të bëhet shtyrja e vendimit për dhjetë muaj për targat, në mënyrë që përgjegjësia të mbetet në Serbinë. Njëkohësisht brenda kësaj periudhe kohore të kemi mundësinë e gjetjes së ndonjë zgjidhjeje, sepse nga tensionet do të eskalojë situata, ku mundësia, gjasat për ndezje të ndonjë konfliki do të jenë më të mëdha. Këtë e dëshmoi protesta e organizuar në pjesën veriore, kinse “paqësore” e mbajtur nga serbët, duke aktruar, luajtur rolin e pafajësisë, para faktorit ndërkombëtar. Fakti që nuk na njohin shtet, ata duan të na pengojnë në shumë drejtime. Kjo u vërtetua me Raportin e Dick Martyt, tashmë të demantuar plotësisht, me tërheqjen e prokurorit të Jack Smith, ata na pengojnë në shtetet e BE-së, duke na vrarë lirinë në forma të ndryshme, në rastin e fundit u dëshmua kur Franca, Suedia, Belgjika, Holanda dhe Spanja kërkuan kushte te reja, sistemin ETIAS, për lëvizje të lirë, e që liria e lëvizjes është primare në një shtet demokratik, duke më kujtuar, Abraham Lincoln, ku thotë: “Ata që nuk pranojnë lirinë e të tjerëve, nuk meritojnë as lirinë e tyre”. Pra, liria e lëvizjes është e drejtë e garantuar, dhe duhet ta kenë të drejtën ta shfrytëzojnë të gjithë. Ne nuk kemi interes për ndezje konfliktesh, primare është, të thellojmë bashkëpunimin me SHBA-të, në mënyrë që mos të rrezikohet Kosova në kthim në regres. Sikurse të respektohej me kohë kërkesa amerikane, mbase nuk do të kishim këtë gjendje të tensiounuar, sepse tani kush e di, se çfarë kërkesash do të kenë serbët që të kthehen në institucione, mbase krijimin e asociacionit që është antikushtetues, ose kërkojnë antoniminë që do ta rrezikonte Republikën e Kosovës. Për këtë arsye vendimet në politikë, duhet të jenë të matura dhe të konsultueshme paraprakisht në rastet kur janë të rëndësishme për shtetin./qendrapress.com/