Ngritja e çmimeve – deri në 700 € kostoja e një familje për t’i mbuluar shpenzimet elementare

               Shpenzimet mujore të një familje në Kosovë për të përmbushur vetëm nevojat elementare sillen nga 500 deri në 700 euro,  Kjo sipas ekspertëve kjo shifër ndryshon dhe nuk është e njëjtë për të gjithë, ngase dallimet në mënyrën e të jetuarit janë shumë të mëdha, nga varfëria ekstreme e deri te jeta luksoze.Në këtë shumë ka ndikuar edhe ngritja e çmimeve për artikujt ushqimor bazik, vlerësojnë ata. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri thotë se kostoja mesatare për të mbuluar shpenzimet e një familjeje duke pasur parasysh edhe çmimet e ngritura nuk e mbulojnë as 500 euroshin.

Përderisa njohësi i rrethanave ekonomike Erton Bega, thekson se për të plotësuar nevojat mesatare të një familje kosovare, kosto duhet të jetë afro 700 euro në muaj.

Por sipas Begës dallimi ndërmjet shtresës së pasur dhe asaj të varfër është shumë i madh.

Shatri thekson se në Kosovë ka varfëri ekstreme si dhe është vendi më i pazhvilluar në Evropë.

Edhe Bega thotë se paga minimale nuk e zgjidh komplet problemin social për shkak se do të preken shtresat të cilat paguhen më së paku.

Ai thekson se papunësia ndikon në rritjen e nivelit të varfërisë sidomos në zonat rurale.