Ngrohja me pelet për shkollat e Prizrenit do të kushtojë mbi 600 mijë euro
Kuvendi i Prizrenit ka nënshkruar një kontratë për furnizimin me pelet për ngrohje për të gjithë shkollat e komunës.Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), thuhet se shuma e parashikuar që janë ndarë për këtë kontratë është 660 mijë euro.Sipas dosjes së tenderit, vlera e kontratës së dhënë është 602 mijë e 950 euro.