Ngushëllime në emër të Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve.

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve Zejtarëve Mrs Afrim Tejeci, në emër të kësaj Ode ngushllon Familjen Shehu. Ai shkruan ‘’ Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zejtarit dhe biznesmenit shumëvjeçar, z. Dervish Shehu, themelues i kompanisë Desave. Prizrenasit dhe komuniteti i zejtarëve do ta kujtojnë gjithmonë për punën e tij të palodhshme, humanizmin dhe kontributin e çmuar në zhvillimin e zejtarisë.Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shehu, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Qoftë i paharruar kujtimi i tij.’’ /QendraPress/