Nis protesta e SBASHK-ut
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ka nisur protestën në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë,
Protestuesit nisen në drejtim të Ministrisë së Arsimit.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj gjatë ditës së djeshme ka dhënë detaje rreth protestës së paralajmëruar.
Jasharaj ka thënë se Kurti dhe ministrat e tij paralizuan dialogun e mirëfilltë me sindikatat.