Nis protesta e serbëve në veri 

                            Ka nisur protesta e serbëve në veri. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë mbledhur në Rudar, në afërsi të Zveçanit për të protestuar kundër siç kanë pretenduar ata “kërcënimeve të Kurtit” dhe deklaratave të ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në këtë protestë kanë shkuar për të marrë pjesë edhe serbë nga qytetet tjera të Kosovës. por sipas raportimeve ka pasur edhe organizime me autobusë me targa të Beogradit të Serbisë.Policia e Kosovës ka bërë thirrje që protesta e sotme në Rudar të jetë paqësore.Duke marrë parasysh rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”. /Reporteri.net