Nis sezoni i mërgimtarëve, kthehet “gjallëria” në Kosovë
Fluksi i madh i mërgimtarëve që vijnë në vendlindje gjatë sezonës së verës “ngjallë” Kosovën. Nga e gjithë bota, ku jetojnë e punojnë, mërgimtarët ia “mësyjnë” Kosovës për të kaluar këtu pushimet verore pranë familjeve dhe të afërmve të tyre.
Disa zgjedhin rrugën tokësore, e disa atë ajrore.Që nga ditët e para të korrikut Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” , është “vërshuar” nga kosovarët që jetojnë në Diasporë, të cilët thonë se këtu presin t’i kalojnë ditët më të bukura të vitit.Është rritur numri i udhëtarëve të cilët përdorin linjat ajrore për të arritur në Kosovë, pasi duan t’i evitojnë pritjet e gjatë në pikat kufitare të Kosovës.Kështu thotë për Arbresh.info, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara.Gara pohon se për herë të parë, këtë vit, aeroporti ka kaluar 1.5 milionë udhëtarë.Sipas saj, gjatë tremujorit të verës pritet të ketë rritje më të madhe të numrit të udhëtarëve në këtë aeroport.Deri në përfundimin e vitit, ajo thotë se ka pritshmëri që numri i udhëtarëve në këtë aeroport të arrijë shifrën e tre milionëshit. “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, qysh nga fillim viti ka pasur një rritje të hovshme të numrit të udhëtarëve, kryesisht kemi pasur një trend të rritjes gjatë gjashtë muajve të këtij viti. Kemi diku një rritje për 15 për qind të udhëtarëve në krahasim me periudhën e njëjtën. Gjatë tre muajve të verës presim edhe një rritje të numrit të udhëtarëve, deri më tani kemi kaluar shifrën e 1.5 milionë udhëtarëve, shifër që më parë nuk ka qenë e arritur. Presim që deri në fund të vitit do arrij shifrën deri në 3 milionë”, thotë Gara.Ajo thotë se ka një rritje të hovshme të udhëtarëve gjatë gjashtë mujorit të këtij viti dhe se pothuajse të gjitha kompanitë kanë shtuar dukshëm linjat ajrore për shkak të kërkesës së madhe.“Ne kemi taksa të cilat janë të rregulluara dhe kemi çmimet e shërbimeve të tona, ndërsa çmimet të biletave ato rregullohet në bazë të kërkesave të tregut. Ne jemi duke bërë të pamundurën që të sjellim kompani të reja ajrore, në mënyrë që të rrisim sa do pak konkurrencën në treg. Gjatë sezonës së verës kërkesat janë më të larta se sa jashtë sezonës”, shprehet ajo.Gara: Korriku dhe gushti gjatë verës, dhjetori e janari gjatë dimrit, janë muajt më të ngarkuarAjo tregon se muajt më të ngarkuar gjatë verës janë korriku dhe gushti, kurse në dimër janë dhjetori dhe janari.Po ashtu ajo për Arbresh.info, ka zbuluar edhe planin për zgjerimin e terminalit, ku sipas saj ky zgjerim do të ketë kapacitet deri në pesë milionë udhëtarë.“Ne kemi sezonën e verës që e kemi më të ngarkuar për shkak se janë vetëm dy muaj pushim po ashtu e kemi dhe në dimër, ndërkaq fluksin më të madh e kemi gjatë muajit korrik dhe gusht si dhe muajin dhjetor-janar. Kemi kapacitet të mjaftueshme. Kemi në plan zgjerimin e terminalit, do ta rrisim për 1260 metra katror. Nga tetë ura do të shtohen edhe katër ura të tjera besojmë që kemi kapacitet të mjaftueshëm për një fluks të udhëtarëve deri në pesë milionë nga katër milionë sa është aktualisht”, shtoi Gara.Zvicra është shteti prej nga vijnë më së shumti mërgimtarë përmes Aeroportit të Prishtinës.“Destenacioni që më së shumti ka udhëtar është Zvicra, më pas pasohet nga Gjermani , Austria, Turqia etj”, thekson Gara.Për ata që nuk janë të kënaqur me shërbimet e Aeroportit, ajo bënë thirrje që të ankohen në faqen publike dhe tek qendra e informacionit në Aeroport.Po këtë ditë, ekipi jonë ka takuar disa nga mërgimtarët që kanë ardhur për pushime. Ata për Arbresh.info, thonë se janë gëzuar shumë që filluan pushimet në vendlindje e tyre.