Nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se sot do të fillojë vaksinimi kundër gripit. Në njoftim thuhet se fillimisht duhet të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.Tutje, IKSHPK njofton se vaksina kundër Human Papilloma Virusit, vaksina kundër Pneumokokut dhe vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit 2023/2024 në Kosovë.Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të parandaluar sëmundjen, derisa shtojnë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.