Nisi organizimi i dëgjimeve buxhetore me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2026

                     Dje, u mbajtën dëgjime publike në fshatin Gjonaj, me banorët e rajonit të Hasit, dhe në fshatin Piranë, me banorët e fshatrave: Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël, Randobravë dhe Piranë. Gjatë këtyre dëgjimeve publike, banorët paraqitën kërkesat dhe propozimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen nga drejtoritë komunale. Raporti dhe procesverbali i takimeve do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit (https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/?tax=), në rubrikën “dëgjime buxhetore