NISMA -Dega në Prizren, mbajti takimin e radhës me kryesinë e saj.
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, mbajti takimin e radhës me kryesinë e saj, në takim u analizua aktiviteti i deritanishëm dhe procesi zgjedhorë në të cilën ka kaluar Nisma. Kryetari i Degës, Zafir Berisha, i falënderoi anëtarët dhe votuesit e Nismës në Prizren për kontributin e dhënë në këto zgjedhje dhe mbështetjen e vazhdueshme të tyre.
Kryesia e degës vendosi që të vazhdohet procesi i zgjedhjeve ty brendshme i cili u ndërpre vitin e kaluar, si dhe gjatë muajit të ardhshëm në përputhje me situatën në të cilën po kalon vendi me pandeminë COVID-19 të mbajë kuvendin e degës nga ku do të dalin organet e reja të Nismës Socialdemokrate në Prizren.
Zyra për Informim, NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.