Nisma e opozitës për mosbesim ndaj Qeverisë -Nisi në mëngjes- Përfundojë me telefonata mes shefave të partive – Gazeta Blic sjell detaje
Nisma e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, ngase ai ka shkuar në ekstrem sipas kreut të AAK-së, është në fazën fillestare, raporton GazetaBlic.GazetaBlic përmes burimeve brenda partive opozitare, mëson se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun, për këtë mocion të nisur nga vetë ai.Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE.
Burimet i thanë GazetësBlic se rreth kësaj teme janë njoftuar edhe shefat e Grupeve Parlamentare të opozitës, Arben Gashi dhe Abelard Tahiri.Edhe pse për këtë mocion nuk ka pasur ende ndonje reagim publik nga kryetarët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku sot në një konferencë për medie tha se, se do t’i përdorin të gjitha format institucionale që t’i ndalin veprimet e Kurtit.“Sot nuk është një ditë e zakonshëm e asnjë javë e zakonshëm. Kosova është në sulm të vazhdueshëm nga bandat kriminale të Vuçiqit e kryeministri jonë në sulm ndaj ndërkombëtarëve. Për këtë përmbysje as kush nuk ka votuar, kjo është një aventura personale e rrezikshme e Albin Kurtit”.“Kurti ka vendos që të mbroj Kosovën nga Amerika, ne kemi vendosur që të luftojmë për Kosovën. Nga sot LDK do t’i përdorim të gjitha rrugët institucionale që të ndaloj këtë që është duke bërë Kurti. Asnjë borxh nuk i’a kemi Albin Kurit, e ardhmja politikë e tij lë të jetë breng e tij. Tri kërkesa, e parë kemi ftuar për raportim në seancë, dy LDK kërkon koordinim të ngushtë me kërkesat e aleatëve tanë, tre LDK i bënë ftesë presidentes që të flasë, heshtja e presidentes është abstenim nga funksioni që ajo ka”.Ndërsa, kreu i PDK-së gjatë ditës së djeshme tha se partia e tij është e shqetësuar me zhvillimet e fundit që sipas tij e kanë sjellë Kosovën në përballje të rrezikshme me aleatët tanë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kërkoi nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rimendojë dhe të ndryshojë urgjentisht qasjen e saj. Krasniqi u shpreh i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe me drejtimin e përgjithshëm që ka marrë Kosova nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.