Nisma në Prizren: LSHP-ja mbetet ngjarja më kulmore e popullit shqiptar

0

Nisma Socialdemokrate në Prizren, vlerëson se, 10 Qershori i vitet 1878, mbetet ngjarja më kulmore e popullit shqiptar. “Lidhja e Prizrenit ishte ngjarja më kulmore e popullit shqiptar për pavarësi, e cila vazhdoi si rezistencë nga shumë breza dhe që kulmoi me luftën e lavdishme të UÇK-së, e cila me 12 qershor të vitit 1999 triumfalisht marshoi në qytetin e krenarisë shqiptare ku përfundimisht i dha fund sundimit shekullorë sllav në tokat tona”, thuhet në komunikatën e Nismës.“NISMA Socialdemokrate – dega në Prizren, konsideron se Qershori në Prizren, është më i veçantë, pikërisht për shkak të këtyre dy ngjarjeve me vlera sublime për Kombin shqiptar në përgjithësi”.“Me rastin e 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit si dhe 12 qershorit, ditës së Çlirimit të Prizrenit, NISMA – Dega në Prizren i uron të gjithë qytetarët, duke shpresuar që këto festa do të na motivojnë edhe më shumë për punën dhe angazhimet e përgjegjëshme në shërbim të vendit dhe të qytetarëve”. “Tani na mbetet që të punojmë fuqishëm në ndërtimin e vendit tonë në mënyrë që të jetësojmë amanetin e të gjithë atyre që trasuan rrugën drejtë shtetësisë së Kosovës, duke dhënë më të shtrejtën e tyre, jetën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *