Një 18-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës në Prizren
Një 18-vjeçare në Prizren ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente.Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e saj, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua. Të njëjtat burime theksojnë se tani gjendja e viktimës është stabile.
Sinjali mëson se policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e rastit.