Një 28-vjeçar gjendet i vdekur në Duhël të Suharekës
Një 28-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Duhël të Suharekës. Rastin për Gazeta Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku i njëjti ka thënë se Policia ka nisur hetimet për një vdekje e dyshimtë.“Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë në Duhël të Suharekës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit janë duke u marrë me rastin. Është faza fillestare e hetimeve dhe jemi në pritje”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.