Një 37-vjeçare dyshohet se është vetvrarë në Sllovi të Lipjanit

0

                            Një femër 37-vjeçare është gjendur e vdekur në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se rreth orës 18:30, policia ka pranuar informatën për një trup të pa jetë në Sllovi.Njësitet e policisë, kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.Ahmeti tutje tha se aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi, 37-vjeçarja është vetvrarë./Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *