Një 56 vjeçar dyshohet se e mbyti rryma në fshatin Milaj të Hasit
Mbrëmë rreth orës 20:30 minuta ka ndodhur një ngjarje tragjike në fshatin Milaj të Prizrenit. Një burrë i moshës 56-vjeçare është gjetur i vdekur dhe po dyshohet se atë e ka mbytur rryma. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.“Dje me datë 13.04.2023 ,rreth orës 20:30 është raportuar se ne një fushë në fshatin Milaj nje person i moshës 56 vjeçare dyshohet se është godit nga rryma. Policia bashke me emergjencën kane shkuar ne vendngjarje, nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër te prokurorit pasi që është kryer këqyrja e vendit te ngjarjes, trupi I pa I jetë është dërguar ne institutin mjekësisë ligjore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Bytyqi.