Një 62-vjeçar humb jetën në Suharekë pasi rrokulliset me traktor
Një 62-vjeçar ka vdekur në Budakovë të Suharekës, si pasojë e rrokullisjes së traktorit.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia në rajonin e Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyqi, ka thënë se rasti ka ndodhur në orën 16:40.
“Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Viktima është S. (I) K. i lindur në vitin 1961”, ka thënë Bytyqi.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Pas ekzaminimit fillestar në emergjencën mjekësore ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.