Një biçiklist është lënduar pasi është vetaksidentuar në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 07:20, i dyshuari nga pakujdesia kishte humbur kontrollin dhe ishte rrëzuar, njofton policia.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar biçikletën nga pakujdesia kishte humbur kontrollin dhe ishte rrëzuar. Si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori/qendrapress.com/