Një burrë gjendet i vdekur pranë shtëpisë

                   Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë të enjten, pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstac i Epërm, në komunën e Dragashit. Policia njofton përmes raportit 24-orësh se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.