Një burrë nga Dragashi dërgohet pa shenja jete në spitalin e Prizrenit
Një person është dërguar pa shenja jete gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Sipas raportit të policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti është nën hetime.